Në prag të ndeshjes Kosovë – Slloveni, Ismet Munishi ka takuar trajnerin e tij të dikurshëm, Bojan Prašnikar, i cili ia hapi dyert në klubet ikonike sllovene.
Trajneri kosovar tha se në atë kohë sporti në vendin tonë ishte në një periudhë të vështirë, por megjithatë ia doli pasi Prašnikar dhe Sllovenia u bënë dritë për karrierën e tij.
“Kisha kënaqësinë të takohem pas shumë vitesh me trajnerin tim Bojan Prašnikar – njeriun që më hapi dyert e karrierës sime futbollistike, fillimisht te Maribor dhe më pas te Olimpija, dy klubet më të trofeshme sllovene. Në atë kohë në Kosovë gjithçka ishte e zymtë, ishim nën okupim dhe sporti kalonte periudhën më të vështirë. Trajneri im dhe Sllovenia u bënë dritë për karrierën time – Faleminderit trajner” ka shkruar Munishi.