Po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt.
I akuzuari Naim Murseli kishte një pyetje për dëshmitarin. Ai ndër të tjera e pyeti se si e kishte parë ai atë në momentin që kishte shkuar në stacionin policor, pas vrasjës së gruas së tij.
“Ju treguat që keni qenë në stacionin e policisë në atë moment, si ishte gjendja ime. A isha i qetë, i shokuar apo çfarë përshtypje keni”, ishte pyetja e Murselit drejtuar dëshmitarit.
Murseli: A keni qenë në dijeni që kam pas ndonjë problem me bashkëshortën time ?
Dëshmitari: Jo asnjëherë
Murseli: Ju treguat që keni qenë në stacionin e policisë në atë moment, si ishte gjendja ime. A isha i qetë, i shokuar apo çfarë përshtypje keni ?
Dëshmitari: Në ato momente kur kam hy në zyrën e parë, ti u doke shumë i shqetësuar.
Naimi: Ju i keni takuar dhe fëmijet në stacionin e policisë.
Dëshmitari: Po kemi ndejt një orë minimum.
Murseli: Fëmijët drejtor a kanë qenë në dijeni që mami i tyre nuk ishte më në jetë?
Dëshmitari: Jo.