October 10, 2025
1 min read

Sabotoi seancën, lajmërohet Limaj: Zgjedhja e Rashiqit antikushtetuese

Pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur në Kosova Today.

Limaj e ka konsideruar këtë zgjedhje si akt antikushtetues dhe ka deklaruar se me këtë veprim po cenohen parimet themelore të Kushtetutës.

“Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar është antikushtetuese dhe cenon procesin demokratik. Me këtë veprim po hyjmë në vazhdimësi të shkeljes së Kushtetutës”, tha Limaj.

Latest from Blog

Go toTop