October 10, 2025
1 min read

I dyshuari që iku nga Policia në Kodrën e Trimave shkaktoi aksident, ka të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur këtë të premte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Shkak i aksidentit u bë arratisja e një personi të kërkuar, i cili nuk iu bind urdhrave të Policisë për t’u ndaluar.

Rastin e konfirmoi zëdhënës policor për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare”.

“Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke  shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme material”, thuhet në përgjigjen e Pllanës.

Latest from Blog

Go toTop