October 12, 2025
1 min read

Serbia arreston në kufi shqiptarin me shtetësi italiane, kishte një fanellë me simbolin UÇK

Një 35 vjeçar me shtetësi italiane, i cili raportohet të jetë shqiptar, është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Merdares, pasi i njëjti kishte në bagazhin e automjetit një fanellë me simbolet e UÇK-së.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, E.E, po udhëtonte me automjet të tipit Pezho dhe po kalonte në territorin e tyre nga drejtimi i Kosovës.

Mediat serbe raportojnë se atij i është caktuar masë e ndalimit deri ne 48 orë mbi pretendimet për nxitje të urrejtjes.

Kjo ministri megjithatë nuk ka specifikuar nëse arrestimi ka ndodhur para ose pas ndeshjes së futbollit mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Shqipërisë,  e cila përfundoi me rezultatin 1:0 për Shqipërinë.

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop