October 12, 2025
1 min read

Fatmir Sheholli shtrohet në spitalin e Gjilanit pas disa problemeve shëndetësore

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se me datë 11 tetor në spital është pranuar me disa ndryshime në shëndet, Fatmir Sheholli, i cili është arrestuar ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në spiunazh.

Pas pranimit në emergjencën e Gjilanit, Sheholli është shtruar në spitalin e Gjilanit ku edhe po merr trajtim.

 “Pacienti është pranuar dje (11.10.2025) ka ardh me disa ndryshime në shëndet. Pas kontrolleve që i ka bërë në emergjencën në Gjilan, ai është i hospitalizuar në spital të Gjilanit ku edhe është duke u trajtuar”, ka thënë mjeku Afrim Cana 

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop