October 12, 2025
1 min read

Arrestohet në Bërnjak i dyshuari për falsifikim dokumentesh dhe krim të organizuar

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është ndaluar për 48 orë V.E., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal”.I dyshuarit V.E., është arrestuar të shtunën në mbrëmje në pikën kufitare në Bërnjak, në kuadër të hetimeve të zgjeruara lidhur me rastin e muajit janar të këtij viti, kur autoritetet zbuluan një labortaor të specializuar për falsifikim të dokumenteve.

Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ekziston dyshimi i bazuar se, nga një periudhë e pacaktuar kohore e deri më 24 janar të vitit 2025, V.E., në bashkëpunim edhe me të dyshuar të tjerë, duke vepruar si grup i organizuar kanë prodhuar dhe shёrndarë dokumenteve tё falsifikuara tё rreth 50 (pesëdhjetë) shteteve tё botës.

Prokuroria Speciale, në bashkëpunim dhe koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedures Penale.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop