October 12, 2025
1 min read

Më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, deri tash votuan mbi 528 mijë qytetarë

Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.

Deri në ora 17:00 sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë votuar 26.11 për qind e qytetarëve apo 528 mijë e 803 qytetarë me të drejtë vote nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues të regjistruar.

Krahasuar me zgjedhjet e 17 tetorit të vitit 2021, janë rreth 23 mijë qytetarë më shumë të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në ora 15:00, pasi aso kohe patën votuar 499 mijë e 928 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues sa kishin të drejtë vote.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop