by
October 13, 2025
1 min read

Shefi i BE-së në Kosovë e mirëpret mbarëvajtjen e rundit të parë të zgjedhjeve lokale: Mbulimi mediatik kontribuoi në procesin transparent

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav ka mirëpritur zhvillimin e rundit të parë të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat i konsideroi paqësore, konkurruese dhe gjithpërfshirëse.

Ai, siç njoftoi BE-ja në Kosovë, tha se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, duke kërkuar të njëjtën në rundin e dytë të zgjedhjeve.

“Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, mirëpriti sot zhvillimin paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të ZgjedhjeveLokale në Kosovë me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve, duke vënë në dukje se mbulimi i lirë, i drejtë dhe gjithëpërfshirës mediatik kontribuoi në një proces zgjedhor transparent, dhe se e njëjta pritet edhe në raundin e dytë”, thuhet në reagim.

Latest from Blog

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim zëvendësministrin italian për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Edmondo Ciriellin. Nuk është bërë e
Go toTop