October 13, 2025
1 min read

Trump mbërrin në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes me udhëheqës të tjerë

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku ai do të kryesojë ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje që ka tërhequr një numër udhëheqësish botërorë.

Avioni Air Force One u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë, raporton CNN.

Sharm el-Sheikh është vendi ku përfaqësues nga Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara u takuan javën e kaluar për ta finalizuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Latest from Blog

Go toTop