October 13, 2025
2 mins read

Ramiz ‘kampioni’, Arian ‘fituesi i Exit Pollit’ e ‘Përparim balotazhi’! Çka ndodhi në zgjedhjet lokale 2025, kush fitoi e kush u ‘dogj’?

Dje në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale, ku në të gjitha komunat e vendit, u votua për kryetarë, nga kandidatët që ishin në kandidim.

Ky proces zgjedhor u identifikua pa incidente të mëdha, përpos disa rasteve që ishin të izoluara, si tendenca për votim të dyfisht, ose, fotografim i votave.

Gara ishte e nxehtë në disa komuna, ku nuk dihej se kush mund të fitonte, për shkak se kandidatët ishin në vija të ngushta garuese.

Prishtina ishte komuna ma e madhe që kishte vëmendje, pasi, kishte hamendësime se kush do dilte i pari nga tre kandidatët kryesor: Përparim Rama, Hajrualla Çeku, apo, Uran Isamili.

Megjithatë, deri më tani, në kryeqytet nuk ka një kryetar definues, pasi, në balotazh janë Rama i LDK-së dhe Çeku i VV-së.

Mirëpo, ndoshta më shumë se sa Prishtina, zgjedhjet e këtij viti do identifikohen me garën në Drenas, mes Ramiz Lladrovcit të PDKRLL-së dhe Petrit Hajdarit të PDK-së.

Ramiz Lladrovci fitoi pa balotazh në Drenas, duke marrë mbi 50% të votave, kurse, Petrit Hajdari mori afër 37% të votave, shkruan Demantim News.

Lladrovci ishte kampion jo vetëm në kutitë zgjedhore, por, edhe kandidati më i komentuar, më viral dhe me audiencën më të madhe. Për të nuk munguan as komentet e njerëzve nga qytetet tjera “Sikur të isha votues në Drenas, do votoja për Ramiz Lladrovcin”.

Krahas Drenasit, një vëmendje të madhe mori edhe gara në Mitrovicë, mes Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të VV-së. 

Fillimisht nga Exit Poll-et Arian Tahiri u shpall fitues, mirëpo, sipas rezultateve të KQZ-së, Tahiri dhe Peci janë në balotazh me 20-30 vota diferencë.

Në balotazh kanë shkuar edhe komuna si Juniku, Fushë Kosova, Suhareka, Gjilani, Vitia, e Peja, duke ua dhënë qytetarëve edhe njëherë mundësinë që të vendosin për kryetarin e tyre, me 9 nëntor, 2025.

Kurse, disa komuna fituese pos Drenasit janë edhe Skenderaj, Lipjani e Istogu.

E në këto zgjedhje, edhe mediat patën rol kyq, duke raportuar për procesin, parregullësitë dhe rezultatet, madje, u lavdëruan për mbulueshmërinë edhe nga disa ambasada, shkruan Demantim News.

Sidoqoftë, nëse vendosim se kush ishte më kreativ prej kandidatëve për kryetar komunash, lirisht mund të përmenden Ramiz Lladrovci e Bekë Berisha, por, edhe disa kandidatë për asamblistë, që u bën viral në rrjetet sociale, për formën se si prezantuan vetën e tyre.

Latest from Blog

Go toTop