October 13, 2025
1 min read

Trump nga Egjipti: Nuk do të kishte marrëveshje për Gazën nëse nuk do e godisnim Iranin

Në Sharm el-Sheikh përkrah presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al Sisi, presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk do të kishte paqe në Gaza nëse ShBA-ja nuk do ta kishte goditur Iranin.

Tutje, në fjalimin e tij në Egjipt, Trump shtoi se do të donte t’i largonte sanksionet ndaj Iranit, por kur të jenë gati këta të fundit për diskutime.

“Ata kanë nevojë për ndihmë, siç e dini, kanë sanksione të mëdha… Do të doja shumë t’i hiqja sanksionet kur të jenë gati të flasin.”

Siç raporton SkyNews, Trump shtoi se: “Sinqerisht, nëse nuk do t’i kishim goditur për çështjen bërthamore, nuk mendoj se do të kishit qenë në gjendje të kishit arritur këtë marrëveshje të jashtëzakonshme që ndodh vetëm një herë në jetë.”

Kur një gazetar pyet se kur do të fillojnë bisedimet për zbatimin e pjesës së dytë të planit të tij të paqes, Trump përgjigjet se ato tashmë kanë filluar “për sa na përket neve”.

“Fazat janë paksa të përziera me njëra-tjetrën”, thotë ai. 

Latest from Blog

Go toTop