October 13, 2025
1 min read

PDK renditet e para me 208 asamblistë, Çitaku: Besimi i qytetarëve fitohet me punë

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi PDK doli partia e parë në vend me 208 asamblistë.

Çitaku shkroi se përkundër çdo sfide, PDK ia doli, dhe shtoi se rezultati është dëshmi e qartë që besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë por me punë e përkushtim, shkruan Klankosova.tv

“Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota. Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion. Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi”, shkroi Çitaku.

Në anën tjetër, Eugen Cakolli  nga KDI njoftoi se në disa komuna ku ende nuk janë procesuar të gjitha votat, mund të ketë ndryshime, por minimale.

Përmes një reagimi në Facebook, Cakolli shkroi se sipas rezultateve të deritanishme, PDK kryeson me 208 asamblistë, e ndjekur nga LDK me 199, LVV me 188, dhe AAK me 98 sosh gjithsej.

Latest from Blog

Go toTop