October 13, 2025
1 min read

Iu shkund themeli mes Drenice, a duhet të jap dorëheqje Memli Krasniqi nga PDK?

Ishte shumë i sigurt në fitore në Drenas, në zgjedhjet lokale.

Bile, në një intervistë në një emision debatues, Memli Krasniqi kishte deklaruar se “në Drenas fiton edhe Dada Razë, nëse do kishte kandiduar nën logon e PDK-së”.

Mirëpo, as “Dada Razë” e as kandidati i PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari, nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet lokale të 2025-ës, shkruan Demantim News.

Në këto zgjedhje fitues doli Ramiz Lladrovci, i cili konkurroi jashtë PDK-së zyrtare, por si Për Drenasin Kampion, Ramiz Lladrovci (PDKRLL).

E duke qenë se u shkund themeli i PDK-së në Drenicë, aty ku trimufoi çdo herë, si në zgjedhjet nacionale e lokale, në Kosovën e pasluftës, a duhet të jap dorëheqje Memli Krasniqi, nga pozita e kryetarit të kësaj partie?

Po ashtu, duke qenë se PDK në një formë njihet si parti identifikuese e drenicasëve, dorëheqja e mundshme e Memlit, do konsiderohej si dorëheqje morale!

E, se a do bëj Krasniqi një veprim të tillë, pritet të shihet në vazhdim!

Latest from Blog

Go toTop