October 14, 2025
1 min read

Tahiri pas humbjes në Vushtrri: Krenar për secilin votues, herët a vonë fitorja është e jona

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është shprehur krenarë me ata që e votuan, ndonëse nuk arriti të fitojë në zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se dashuria e tij për qytetin as nuk rritet e as nuk zvogëlohet nga rezultati i një gare, por siç shkruan Tahiri, ajo është e përjetshme.

“LDK në Vushtrri sot është parti stabile, me njerëz të vërtetë, me aktivistë që dhanë çdo energji për këtë betejë. Herët ose vonë, fitorja është e jona”, ka shkruar ai.

Në Vushtrri, i pari doli Ferit Idrizi nga PDK-ja me 13 mijë e 526 vota, i dyti Sylejman Meholli nga VV-ja me 9 mijë e 93 vota, duke lënë të tretin Xhafer Tahirin me 5 mijë e 854 vota.

Latest from Blog

Go toTop