October 14, 2025
1 min read

Elezi tregon se në cilat komuna ka përfunduar numërimi i votave

Në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prishtinë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha gjatë një konference për media se sipas informacioneve nga komunat e ndryshme, është duke vazhduar procesi i paraparë në të gjitha QKN-të.

Sipas tij, në orën 16:00 të ditës së martë, procesi ka përfunduar në tri prej tyre: në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërkaq në Hanin e Elezit është mbyllur të hënën në mbrëmje.

Në këtë kohë ka filluar numërimi edhe në tri qendra të numërimit, në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot.

Elezi po ashtu theksoi se në QKN zhvillohen tri aktivitete njëkohësisht.

“Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen tri aktivitete të rëndësishme, njëkohësisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.

“Deri në orën 16:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 334 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 334, janë numëruar votat e kandidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale”, tha Elezi.

Ai shtoi se në platformën online të KQZ-së vazhdojnë të publikohen rezultatet e numërimit.

“Procesi është duke u zhvilluar në të gjitha qendrat e numërimit. Së fundmi ka filluar në komunën e Prishtinës, Podujevës dhe Kllokot”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop