October 15, 2025
1 min read

Burgim i përjetshëm për burrin që e vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllanë dhe kunatën e tij në vitin 2022.

Ai akuzohet se më 1 gusht 2022, ka hyrë brenda agjencisë së udhëtimeve ’Nour Tours’ duke mbajtur në dorë një armë dhe ka goditur për vdekje dy viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti.

Muskurti do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

I pyetur për ngjarjen, ai ishte shprehur se drejt vrasjes e çuan problematikat e vazhdueshme me të vëllanë, të cilin e akuzoi se shantazhonte atë dhe prindërit prej kohësh.

Latest from Blog

Einxhel opininiste në Ferma VIP?

Përgatitjet për sezonin e tretë të “Ferma VIP” duket se kanë hyrë në një fazë të rëndësishme, ndërsa interesi i publikut po shtohet dita-ditës. Pas konfirmimit të moderatorëve Arbana Osmani dhe Eduart
Go toTop