October 15, 2025
1 min read

Ramiz Lladrovci fton qytetarët e Drenasit të marrin pjesë në protestën në Tiranë: 4 autobusa i kemi gati për nisje

Me një ftesë tjetër për qytetarët e komunës së tij, ka dal përsëri Ramiz Lladrovci.

Përmes një statusi në Facebook, ai ftoi ata që kushdo që ka mundësi, të merr pjesë në protestën e organizuar në Tiranë, kundër mbajtjes së padrejtë të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan Demantim News.

Madje, ai ka menduar edhe për transportin e qytetarëve.

Lladrovci tha se nga stacioni i autobuësve në Drenas, të premten do nisën 4 autobusë, për të shkuar drejt Tiranës.

“Për këtë protestë, kemi rezervuar katër (4) autobusë, të cilët do të nisën të premtën, në ora 10:00, nga Stacioni i Autobusëve në Drenas.

Protesta është e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe synon sensibilizimin e mëtejmë të opinionit ndërkombëtar e vendimmarrës për drejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes” shkroi ndërt tjera ai.

Latest from Blog

Go toTop