48 mijë eurot që Vetëvendosje e pagoi UBO-n për të kryer sondazhe e matje të opinionit publik nuk janë paratë e vetme që ky subjekt politik ia pagoi kompanisë për të cilën tash po kërkon hetim. Edhe në Zgjedhjet Parlamentare të 09 shkurtit që u mbajtën këtë vit, VV-së i kushtuan 17 mijë e 700 euro shërbimet për të cilat e kontraktoi UBO-n.
youtube.com/watch?v=8p_bKMGdkls&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fvoxkosova.com%2F&source_ve_path=MjM4NTE
Sipas auditimit të pasqyrave financiare të kryera para pak kohësh nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për “Shpenzimet tjera të reklamave, reprezentacionit dhe konferencave”, siç është kategorizuar marrëveshja VV – UBO, u paguan 17 mijë e 700 euro.
DOKUMENT:

VOX Kosova raportoi se partneriteti dhe besueshmëria e Vetëvendosjes ndaj kompanisë në fjalë, për të cilën tash po kërkon hetim dhe ndaj së cilës pritet të dërgojë edhe padi penale, ishte i fuqishëm dhe i pandërprerë për katër vjet me radhë.
Nga 2020 deri 2024, UBO kreu të gjitha punët e matjes së opinionit publik, për të cilat u pagua rreth 50 mijë euro.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, paralajmëroi padi ndaj gazetarëve dhe drejtorit të UBO-s, vetëm e vetëm se kjo kompani në EXIT POLL-in e saj nxori fitues pa balotazh, Arian Tahirin e PDK-së. Ky veprim i paprecedentë vjen veç një ditë pasi organet e drejtësisë njoftuan se kanë nisur hetimet për vjedhje të votave në Mitrovicë.