Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për procesin zgjedhor të së dielës.
Krasniqi ka komentuar humbjen e PDK-së atje, kundër Ramiz Lladrovcit, duke thënë se vota e kësaj partie është ndarë në dysh, dhe se, ‘’transferi’’ i votave nga partitë e tjera e ka nxjerrë rezultatin ekzistues.
‘’Shikoni, vota e PDK-së është ndarë në dysh. Dhe sa i përket po të ishte vetëm vota e PDK-së, ne sot s’do të kishim pas fitues, do të kishim me pa balotazh. Por pastaj transferi i votës së partive të tjera, i VV-së në mënyrë të veçantë, e ka dhanë këtë rezultat. Tash kjo është legjitime, secili kryetar kish pas dëshirë me i marr votat e të gjithëve edhe me kry punën pa balotazh. Unë jam i lumtur që ka kaluar, përkundër pritjeve se dashakëqijve, që ka me pas incidente, kam qenë i bindur se qytetarët e Drenasit, kurrë një gjë të tillë nuk e lejojnë’’, ka thënë ai.
‘’Në kuptimin elektoral, matematikor, ju mund ta analizoni. VV-ja ka mbetur në 1 mijë vota në Drenas i ka pasur 4 mijë plus. Ai numër i votave nuk ka shkuar të Petrit Hajdari, po besoj që është te zoti Lladrovci. Unë nuk ka thash që ka pasur marrëveshje ose jo, por kjo është ajo çka ka ndodhur’’, ka thënë ai.