by
October 15, 2025
1 min read

30 vjeçarit nga Vlora i zgjidhet problemi pas protestës në Këshillin Bashkiak

Pas pesë vitesh pritjeje dhe një proteste të tensionuar, qytetarit nga Vlora David Danaj i është zgjidhur problemi i shpërblimit për banesën.

Ngjarja mori vëmendje publike pasi Danaj hyri me forcë dhe me tone të ashpra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës më 29 shtator, ku ngriti zerin me anëtarët e këshillit në shenjë proteste për vonesat.

Pak ditë pas incidentit, kryetari i komanduar i bashkisë, Elis Halili, njoftoi se ankesa e Danajt është zgjidhur dhe shpërblimi i tij do të jepet.

Pas ndërhyrjes së policisë dhe shoqërimit të qytetarit, autoritetet duket se kanë reflektuar mbi nevojën për të adresuar shqetësimet e zvarritura të qytetarëve.

Latest from Blog

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit. Lajmin e konfirmoj zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka. “Po, sot
Go toTop