October 15, 2025
1 min read

Nesër më shumë diell, vranësirat shtohen gjatë mbrëmjes

Më shumë intervale me diell parashihen për ditën e enjtë në vend. Herë herë kalojnë vransira të pakta, por pa mundësi për të reshura.

Më vonë vransira nga pjesë jugore të rajonit fillojnë të shtrihen mbi vendin tonë.

Krejt pas mesnate, me kalimin në ditën e premtë, shfaqen kushte për të reshura të dobëta shiu.

Mëngjesi i së enjtes do të jetë më i ftohtë, me minimale që zbresin në 2C e 5C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 15C e 18C. Frynë erë juglindore e lehtë dhe mesatare 4-8m/s.

Dita e premtë karakterizoht nga mot i vranët, me të reshura shiu kohëpaskohe, të intenzitetit të lehtë dhe mesatarë. Temperaturat zbresin në 11C e 13C, maksimalet, ndërsa minimalet në 8C e 9C. Reshje të kohëpaskohshme shiu vazhdojnë lokalisht ditën e shtunë.

Ditën e diel vransirat fillojnë të shpërndahen orëve të pasdites. Maksimalet luhaten prej 12C e 14C, e minimalet të dielën në mëngjes zbresin në 5C. Të hënën do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa në mëngjes do të jetë më ftohtë me minimale që zbresin deri në 0C e 1C.

Maksimalet më pas rikthehen në 15C.

Të premten frynë erëra mesatare juglinfotr 5-11m/s, e nga dita e shtunë kryesisht prej verlindjes të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop