October 15, 2025
1 min read

“Shumë miq mbetën në balotazh”, Lladrovci u premton ndihmë Arian Tahirit dhe Sokol Bashotës

Kryetari i Drenasit, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetori kandidoi nën iniciativën “Për Drenasin Kampion” dhe doli triumfues qysh në rundin e parë, ka mbajtur një konferencë për media pasditen e sotme.

Lladrovci, nga zyra ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, tha se do t’i ndihmojë kandidatët e kësaj partie që janë në balotazh nëpër komuna të ndryshme të vendit.

Specifikisht, ai përmendi Arian Tahirin e Mitrovicës dhe Sokol Bashotën e Klinës.

“Kam shumë miq të cilët kanë mbetur në balotazh. Ndihma ime do të jetë e pakursyer në Mitrovicë sepse Ariani e meriton pushtetin, por është edhe vendlindja e kryetarit tim Kadri Veseli, por do të provoj t’i ndihmoj edhe mikut tim të orëve të para të UÇK-së, dhe të organizimeve të hershme, zotëri Sokol Bashota”, deklaroi Lladrovci.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop