October 15, 2025
1 min read

“Von der Leyen i tregoi Kurtit se është kryeministër ilegal, e takoi si deputet”

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar pas takimeve që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi në Kosovë.

Tahiri ka thënë se Von der Leyen i ka treguar Albin Kurtit se është “kryeministër ilegal”, pasi sipas saj, e ka takuar atë në cilësinë e deputetit.

Sipas saj, presidentja Vjosa Osmani “jo vetëm që foli, por edhe pranoi” se Kosova është dëmtuar për gati një vit për shkak të mungesës së institucioneve qeverisëse.

“Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tregoi Kurtit se eshte kryeminister ilegal, e takoi si deputet – ndersa Osmanin e beri jo vetem te flase por edhe te pranoj se vendi eshte demtuar gati nje vjet pa institucione qeverisese”.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop