October 15, 2025
1 min read

Pse Kurani u bë shqip vetëm para 40 vjetëve?

Profesori 91-vjeçar, Feti Mehdiu, para 40 vjetëve e përktheu Kuranin në gjuhën shqipe, dhe ky përvjetor u shënua të mërkurën në Fakultetin e Studimeve Islame.

Kjo ngjarje, njësoj sikurse edhe viti jubilar, e bën të ndihet krenar profesorin Mehdiu, të cilit iu deshën 7 vite derisa e çoi në fund këtë punë.

Atij iu dhurua libri i shenjtë që vetë e kishte përkthyer.

Këtë ceremoni nuk e konsideroi të zakonshme myftiu Naim Tërnava, i cili theksoi se pesha e veprave të tilla është e jashtëzakonshme.

I njëjti po konsiderohet si urë lidhëse.

Në fund, të pranishmëve iu shfaq edhe një ekspozitë që ka të bëjë me Kuranin.

Latest from Blog

Go toTop