October 16, 2025
1 min read

Protesta në Tiranë për krerët e UÇK-së, Ali Ahmeti: Do të organizohet edhe në Shkup

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është deklaruar për protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, ku do të bëhet thirrje drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Ahmeti i pyetur se a do të organizohet një protestë e tillë edhe në Shkup, ka thënë se kjo është çështje kohësh.

‘’Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janë në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet’’,  ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se protesta në fjalë është për të ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe që po i bëhet UÇK-së.

‘‘Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë jemi UÇK, dhe nuk është protestë që na bashkon ndonjë grupacion, por protestë që na bashkon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për ta ngrit zërin të gjithë kundër kësaj padrejtësie të madhe që i bëhet Ushtrisë sonë”.

“Dhe të gjitha aktivitetet për nesër janë të ngrira, me qëllimin që kjo protestë ka dimension kombëtar, me porosi dhe mesazhe për Tribunalin se UÇK nuk është ndërmarrje kriminale, por organizatë çlirimtare’’, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se prokuroria në Hagë e ka devijuar lëndën, në një lëndë ‘të sajuara nga njerëz me qëllim të keq.

‘’Gjyqi ndërroi akuzë, për raste të paqena të trilluara nga dëshmitarë intersxhi dhe shpifës, dhe kjo na irritoi pa masë, sepse prokurorët devijuan lëndën, nga shtëpia e verdhë në landë të sajuara nga njerëz qëllim të keqinjë por edhe të motivuar nga shërbimet sekrete të Serbisë’’, ka shtuar ai.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop