Deputeti i PD Besart Xhaferri ka bërë një reagim pas rrëzimit të rezolutës për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë nga ana e mazhorancës së Edi Ramës.
Xhaferri: Sot është një ditë e zezë për Parlamentin pasi me urdhër të Edi Ramës u rrëzua me 70 vota socialistësh rezoluta për njohjen e gjenocidit serb në Kosovë.
Nëse ka një njeri në këtë Parlament që i ka ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe vijon ta bëjë ai është Edi Rama.
Kur UÇK-ja luftonte, ky artisti bënte plazh nudo në Francë, ndërsa kur Kosova, e dalë nga lufta, po rimëkëmbej, ky dekoronte në zemër të Tiranës Goran Bregoviçin, frymëzuesin më të madh të çetnikëve serbë.
Projekti i Open Balkan ishte Jugosllavia e re, izoloi dhe ekspozoi Kosovën përballë sulmeve terroriste të Serbisë.
Në Kosovë e dinë kush është Edi Rama dhe e dinë se ai vetëm e njollos UÇK-në dhe sakrificën sublime të atyre burrave.