October 20, 2025
1 min read

Numërimi i votave të diasporës po shkon drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon dita e katërt e numërimit të votave që kanë ardhur nga diaspora, ndërsa procesi po hyn në fazën përmbyllëse.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm janë numëruar gjithsej 104 kuti që përmbajnë fletëvotimet për zgjedhjet e kryetarëve të komunave dhe 93 kuti të tjera me vota për kuvendet komunale.

Fletëvotimet i përkasin procesit të votimit përmes postës, i zhvilluar nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025, ndërsa janë tërhequr më 13 dhe 14 tetor nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare brenda Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur për klankosova.tv, se nga gjithsej 23 kuti postare janë tërhequr 33 mijë e 841 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat më pas i janë nënshtruar procesit të vlerësimit.

“Vlerësimi ka për qëllim të vërtetojë se pakoja është dërguar nga votuesi i regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës. Numri i pakove që janë aprovuar është 29,636, ndërkaq janë refuzuar 3,977. Arsyeja më e shpeshtë për refuzim është mungesa e dëftesës së regjistrimit, një dokument unik që votuesi e pranon nga KQZ-ja”.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop