October 20, 2025
1 min read

Vjedhje e pazakontë në Shtime, i zhduken 24 mijë euro një mërgimtari

Policia në Shtime ka pranuar raport për një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “14 Dhjetori”, që dyshohet të ketë ndodhur gjatë periudhës nga 22 gushti deri më 18 tetor 2025.

Sipas ankuesit, një mashkull kosovar-shqiptar që jeton dhe punon jashtë vendit, në banesën e tij kishte lënë mbi 24 mijë euro.

Më 19 tetor ai ka vërejtur se paratë mungonin, konfirmoi për Klankosova.tv,  zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Tutje Veseli bëri të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur shenja të thyerjes apo dëmtime që të tregojnë hyrje me forcë në banesë.

“Njësiti i hetimeve rajonale është angazhuar në zbardhjen e rastit, ndërsa prokurori i shtetit është njoftuar dhe ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme”. 

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop