October 20, 2025
1 min read

LDK: Xhafer Tahiri veproi pa autorizimin tonë për koalicionin në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj koalicionit të arritur nga kandidati i kësaj partie për Vushtrrinë, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në reagimin e LDK-së thuhet se ky koalicion është arritur pa autorizimin e kësaj partie.

“Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

LDK-ja pret që fillimisht të analizohet performanca e kandidatit dhe e Degës së Vushtrrisë, dhe pas këtyre hapave të marrë vendimet përkatëse.

“Veprimet e tjera, sikurse ky i sotmi, janë pa ndonjë vlerë dhe në kundërshtim me praktikën demokratike të LDK-së. Si të tilla, ato do të marrin trajtim procedural sipas Statutit pas përfundimit të garës lokale. LDK-ja tani është e fokusuar në garën e saj elektorale të balotazhit dhe jo në garën e partive tjera”, përfundon reagimi i LDK-së.

Latest from Blog

Go toTop