October 20, 2025
1 min read

Zelensky i gatshëm t’u bashkohet Trumpit e Putinit në samitin e Hungarisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se do të ishte gati t’u bashkohej Donald Trump dhe Vladimir Putin në një samit të propozuar në Hungari nëse do të ftohej.

Presidentët e ShBA-së dhe Rusisë njoftuan të enjten se planifikojnë të zhvillojnë bisedime mbi luftën në Ukrainë në Budapest, ndoshta në javët e ardhshme, shkruan BBC.

Në komentet e publikuara të hënën, Zelensky u tha gazetarëve: “Nëse është një ftesë në një format ku takohemi si tre ose, siç quhet, diplomaci e ndërmjetme… atëherë në një format apo në një tjetër, ne do të biem dakord”.

Ndërkohë, raportet e medias kanë sugjeruar se takimi i tij në Shtëpinë e Bardhë me Trump të premten u shndërrua në një “ndeshje me britma” – me palën amerikane që i kërkoi Ukrainës të pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Latest from Blog

Go toTop