October 20, 2025
1 min read

Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos: Gjendjen e ka shumë të rëndë

Spitali në të cilin aktualisht po trajtohet ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, nxori sot një njoftim mbi detajet e gjendjes shëndetësore të tij.

Nano, sipas institucionit, ka disa ditë që është hospitalizuar pas një arresti kardiorespirator.

”Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator”.

”Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru.

73-vjeçari, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër gjatë (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).

Latest from Blog

Ndërron jetë nipi i Agim Çekut

Ka ndërruar jetë i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku
Go toTop