October 20, 2025
1 min read

Berisha për protestën për UÇK-në në Tiranë: Nuk ka pasur urdhër nga PD për të mos marrë pjesë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar sot qëndrimin e tij lidhur me protestën në mbështetje të krerëve të UÇK-së që u zhvillua në Tiranë. Ai e nisi duke u dhënë përgjigje raporteve se deputeti i PD, Bujar Leskaj, kishte shkelur urdhrin e partisë.

“Së pari, në lidhje me deklaratën e Bujar Leskajt, dua të theksoj se nuk ka pasur urdhër për të marrë pjesë apo për të mos marrë pjesë në protestën e Organizatës së UÇK-së”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi gjithashtu që ka shprehur konsideratat e tij personale për këtë kauzë. “Unë mbështes luftën e drejtë të udhëheqësve dhe luftëtarëve të UÇK-së dhe kam shprehur konsideratat e mia për këtë.”

Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për manipulim të kauzës së UÇK-së ndërsa e kritikoi për refuzimin e rezolutës për gjenocidin serb, duke cilësuar anëtarët e mazhorancës si “antishqiptarë të betuar”. “Të hedhësh poshtë rezolutën për gjenocidin serb tregon se je antishqiptar i betuar, një argat mjeran i nacionalizmit serb”, theksoi Berisha.

Ai përmbylli duke theksuar se gjenocidi ndaj shqiptarëve ka vazhduar gjatë gjithë historisë.

“Shqiptarët kanë përjetuar dhunë barbare nga serbët. Trocky shkruante se Vardari ishte mbushur plot me trupa shqiptarësh pas betejës së Kumanovës. Gjenocidi ndaj shqiptarëve është kryer gjatë gjithë kohës, deri tek ato moderne”, përfundoi Berisha.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop