October 20, 2025
1 min read

Policia e Kosovës i pajisë e policët të lagjes me 19 vetura të reja hibride

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka synuar rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, me qëllim që ata të jenë sa më afër komunitetit dhe nevojave të qytetarëve.

Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha,  ka vazhduar me mbështetjen ndaj Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, konkretisht për sektorët ku shërbejnë policët e lagjes, duke ndarë nëntëmbëdhjetë (19) vetura të reja Hybride për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop