October 21, 2025
1 min read

Mërgimtari e ndërpret Kurtin: E ki kokën e fortë se ke mujt me e ba Qeverinë me NISMAn

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është duke qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe do të mbahet Samiti i radhës i Procesit të Berlinit.

Gjatë një tubimi të organizuar me komunitetin e shqiptarëve të Kosovës atje, Kurti ka folur edhe për zhvillimet politike dhe për vështirësinë e arritjes së një koalicioni për krijimin e Qeverisë së re.

Një prej të pranishmëve, në një moment ka ndërhyrë duke i thënë Kurtit se ka mundur ta bëjë Qeverinë e re me NISMA-n e Fatmir Limajt por se kreu i LVV-së ka qëlluar “kokëfortë”.

“E ki pak kokën e fortë se dy javë përpara ke mujtë me ba me Nismën”, dëgjohet teksa i thotë ai nga audienca.

Pas kësaj ndërhyjnë të pranishmit e tjerë, duke brohoritur “Albin Kurti”

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop