October 21, 2025
1 min read

Prenkaj kritikon shkuarjen e deputetëve Kurti e Gërvalla për përfaqësim në Londër e New York

Ish-Ambasadori Albert Prenkaj, ka komentuar vizitat që kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë, Donika Gërvalla i kanë bërë sot në Londër, respektivisht në New York.

Nb Kurti po qëndron në Londër për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit në Londër, kurse Gërvalla do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohet për Kosovën.

Prenkaj ka thënë përfaqësimi i Kosovës në këto dy ngjarje po bëhet nga zyrtarë jo-legjitimë.

“Komuniteti ndërkombëtar, e në këtë rast Brukseli zyrtar shkel mbi deklaratën e bazuar në verdiktin e Gjykatës Supreme të Kosovës, duke ftuar deputetin (ushtruesin e detyrës së Kryeministrit) Kurti në samitin e Procesit të Berlinit në Londër. Në samite marrin pjesë kryesisht presidentët e vendeve, e në rastin e Kosovës i vetmi autoritet legal dhe legjitim është presidentja”.

“Në New York ku sot mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka fluturuar deputetja (ushtruesja e detyrës së ministres) Gërvalla-Schwarz e cila nuk ka legjitimitet përfaqësimi. Ashtu siç sugjerohet nga ShBA dhe Britania e Madhe, në këto takime do të duhej të marrë pjesë ambasadori i Kosovës në DC si përfaqësues legal dhe legjitim i Republikës së Kosovës”, deklaroi Prenkaj.

Ai u shpreh i habitur se si komuniteti ndërkombëtar “lejon të rrëshqasë në nivel jo legal dhe jo legjitim” në raport me pjesëmarrjen “jo adekuate e Kosovës në forume të larta ndërkombëtare”. 

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop