October 21, 2025
1 min read

​Rënie dramatike e pensioneve invalidore në Kosovë, 26.8% më pak përfitues

Numri i përfituesve nga disa skema pensionale dhe të mirëqenies sociale ka pësuar rënie në muajin shtator 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, rënia më e theksuar është shënuar te përfituesit e pensioneve invalidore të punës, ku numri ka rënë për -26,8%, krahasuar me shtatorin e vitit 2024.

Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku theksohet se përveç kësaj skeme, rënie është regjistruar edhe në këto kategori pensionet e Trepçës: -19,7%, skema e ndihmës sociale: -12,1%, pensionet familjare: -10,7%, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës: -2,2%, pensionet kontribut-pagues të moshës: -1,7% dhe veteranët e luftës: -0,7%

Megjithatë, në disa skema të tjera është vërejtur rritje e numrit të përfituesve. Kategoritë me rritje më të madhe përfshijnë pensionet për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë: +9,0%, përkrahja financiare për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara: +8,5%, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës: +8,2%, pensionet bazike të moshës: +6,7%, kompensimi për punëtorët e arsimit të viteve ’90: +4,9%, pensionet për persona me aftësi të kufizuara: +4,0, kompensimi për personat e verbër: +1,9%, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK): +1,3%.

Këto të dhëna pasqyrojnë një dinamikë të ndryshueshme të përfitimeve sociale në vend, me ulje të përfituesve në disa skema tradicionale dhe rritje në skemat që adresojnë nevoja specifike, sidomos për personat me aftësi të kufizuara.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop