October 22, 2025
1 min read

Rihanna humbi 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar me Louis Vuitton

Rihanna ka humbur një shumë marramendëse prej 36 milionë dollarësh nga një projekt i dështuar mode me Louis Vuitton, sipas dokumenteve financiare të kompanisë së saj britanike, Denim UK Holdings.

Këngëtarja amerikane, 37 vjeçe, lansoi linjën e saj të veshjeve Fenty në vitin 2019, në bashkëpunim me markën franceze luksoze, por projekti dështoi dhe u mbyll në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit gjatë periudhës së Covid-it, Rihanna – e cila ishte e përfshirë drejtpërdrejt si dizajnere nuk mundi të vizitonte atelienë në Paris apo shtëpitë e modës në Itali që prodhonin veshjet, sipas raporteve asokohe.

Latest from Blog

Go toTop