October 22, 2025
1 min read

“S’munden në Han të Elezit me qenë ma qorra se Gjilani e Deçani”, Kurteshi i VV-së eskalon në KQZ

Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi, ka folur pa karar derisa shprehu shqetësimin e tij për votat me asistencë në Han të Elezit.

Sipas tij, nga mbi 5 mijë votues, 527 janë me asistencë.

Teksa ka përmendur rastet e evidentuara, ku 243 janë identifikuar si të verbër, ai eskaloi me gjuhë duke thënë se “nuk mundet njerëzit atje me qenë ma qorra se në Gjilan e Deçan”.

Sipas tij, bazuar në të dhënat zyrtare, atje veç një person është i regjistruar si i verbër, i cili, siç thotë Kurteshi, merr pension të mirë, prej 300 eurosh.

“Numri i madh të votave me asistencë në Han të Elezit. Pjesëmarrja është 5 mijë e 15  votues, nga 8 mijë e diçka. Prej tyre, 527 janë me asistencë ose 10,51%. Nga ta, të verbër janë 243, kurse analfabetë 244.

Sipas të dhënave nga departamenti i pensioneve, kam komuniku dhe po komunikoj me ta, në Komunën e Hanit të Elezit, është veç një person i verbër, që merr pension, që është relativisht i mirë, 300 euro.

Nuk mundet Hani i Elezit, njerëzit atje me qenë ma qorra se Gjilani bre, ose Deçani. Edhe na jemi goxha, po bash qikaq jo.”

Ai përmendi edhe rastet e tjera të regjistruara me asistencë, një me sëmundjen e Parkinsonit, dy për arsye të gjendjes shëndetësore dhe gjashtë që s’kanë pasur mundësi të votojnë të vetëm.

Kurteshi tha vota me asistencë është ose “votë e shitur, pra e korruptuar, ose e shantazhuar, e kërcënuar”.

Këtu, ai e përmendi edhe diasporë, që tha se kanë mundësi materiale ta blejnë votën.

“Diaspora nuk e shet votën, por i ka ble këta këtu edhe i orienton. Diaspora e blen votën se ata i kanë mundësitë materiale, e blen votën brenda.”

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop