October 22, 2025
1 min read

Mediat ruse tallin Trumpin: Është intelektualisht dembel, nuk do të na bëjë presion

Mediat shtetërore ruse dhe ato pro-Kremlinit kanë hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi në Ukrainë në botimet e tyre të sotme.

Ndërsa njëkohësisht kanë kritikuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, të cilin e përshkruajnë si të pavendosur dhe intelektualisht dembel.

“Nuk ka asnjë arsye pse Moska duhet të bjerë dakord për një armëpushim në Ukrainë”, shkruan një nga gazetat kryesore të përditshme të Rusisë, duke deklaruar se një veprim i tillë do të ishte një “gabim strategjik” ndërsa forcat ruse “kanë iniciativën në fushën e betejës”.

E njëjta gazetë e akuzon Trumpin për “dembelizëm intelektual” dhe sipërfaqësi në të kuptuarit e luftës, ndërsa një tjetër thekson se “gjithçka që kemi parë deri më tani tregon se Trump nuk është gati të ndërmarrë veprime vendimtare kundër Rusisë”.

Latest from Blog

Go toTop