October 22, 2025
1 min read

Nesër diell e vranësira kalimtare në Kosovë

Mëngjesin e ditës së enjte përgjatë luginave të lumenjëve vendit pritet të formohen shtresa mjegulle apo vransira të ulëta, që më pas duke shkuar nga mesdita shpërndahet.

Ditën do të ketë më shpesh intervale me diell, edhepse zhvillohen vransira lokale, por nuk priten të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 7C e 9C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu 3-8m/s.

Reshje shiu kalojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së premtë, në pjesë të vendit.

Ndërkohë që gjatë ditë frynë erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 18m/s.

Ditën e shtunë fillimisht do të ketë më shumë intervale me diell, derisa më vonë vransirat fillojnë të shtohen.

Reshje të dobëta shiu paraqiten në pjesë të vendit ditën e diel.

Temperaturat zbresin në 15C e 16C.

Reshje më të vazhdueshme shiu parashihen ditën e hënë, ndërkohë që temperaturat zbresin deri në 13C e 14C. Minimalet të shtunën zbresin deri në 4C, nën kushte kthjellimesh.

Latest from Blog

Noa Lang drejt Galatasaray

Noa Lang është shumë pranë një aventure të re në Turqi. Sipas Gianluca Di Marzio, Galatasaray ka arritur marrëveshje me Napolin për huazimin e anësorit holandez, duke i dhënë fund qëndrimit të
Go toTop