October 22, 2025
1 min read

“Ishin vetëm konsulta”, Rrahim Tërnava mohon se ka bërë koalicon me ndonjë parti në Fushë Kosovë

Rrahim Tërnava nga Partia Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se me iniciativë të kandidatëve për kryetar nga LVV dhe LDK, ka zhvilluar takime konsultative.

Ai pohon se nga këto takime nuk ka ndonjë vendim konkret dhe sipas tij “nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione, por konsulta të zakonshme”.

“Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e  PDK-së”, shprehet Ternava.

Reagimi i tij i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë, anëtarë, aktivistë, mbështetës e simpatizantë

Pas rezultatit zgjedhor të 9 tetorit, takimet me dy përfaqësuesit e dy partive politike në Fushë-Kosovë, përkatësisht me kandidatin e LDK-së dhe VV-së kanë ardhë me iniciativën e tyre dhe kanë qenë takime konsultative e asgjë më shumë, e ripërsëris vetëm takime konsultative. Jemi në demokraci, prandaj takimet janë pjesë e kulturës politike, nuk janë as blasfemi e as herezi.

Në këto takime nuk është vendosur për asgjë konkrete dmth nuk bëhet fjalë për marrëveshje e as koalicione por konsulta të zakonshme.

Koalicionet e marrëveshjet ne i bëjmë në degën tonë në konsultim të plotë me qendrën e  PDK-së

Unë si Kryetar i PDK-së,  për çdo gjë deri më tani kam informuar votuesit, anëtarët e simpatizantët, dhe kësisoji çdo lajm tendencioz dhe me konotacion politik i publikuar në media, janë e mbeten vetëm spekulime për qëllime folklorike dhe komerciale.

Latest from Blog

“I dërrmuar”, Klodiani masazhon Arditin

Banori i Big Brother VIP Kosova, Klodiani ka kaluar pak kohë më Arditin. Madje, gjatë qëndrimit së bashku, ai edhe e ka masazhuar atë. “I dërrmuar”, është shprehur Arditi, duke lënë të

Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen

Sot është një ditë e veçantë për Yllka Kuqin. Këngëtarja e njohur shqiptare sot feston ditëlindjen. Për këtë ditë, ajo ka marrë shumë urime, disa prej të cilave i ka publikuar edhe

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu
Go toTop