October 22, 2025
1 min read

KQZ: Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së sotme (e mërkurë, 22 tetor 2025, në ora 20:30) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi i i personave me nevoja të veçanta, i realizuar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

Rezultatet nga ky numërim janë pasqyryar në platformën për rezultate https://resultslocal2025.kqz-ks.org/, në rubrikën “Rezultatet QNR – Nevoja të veçanta (VPNV)”.

Aktualisht në QNR, në proces është rinumërimi i 16 kutive të votimit që i takojnë 12 vendvotimeve të ndryshme nga komunat Deçan, Gllogoc, Gjilan, Lipjan, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Suharekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pas pranimit të konfirmimit nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje duke e trajtuar. 

Latest from Blog

Maroku “josh” Andres Iniestën

Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut. Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar

Ylli i Chelsea gjithnjë e më pranë Real Madridit

Real Madridi ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Chelsea, Enzo Fernandez. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, klubi londinez nuk e konsideron më të paprekshëm lojtarin dhe është i hapur për negociata në

Ronaldo fiton betejën ligjore ndaj Juventusit

Cristiano Ronaldo ka fituar përfundimisht betejën ligjore ndaj Juventusit lidhur me pagat e shtyera gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Gjykata ka vendosur se ylli portugez nuk është i detyruar të kthejë shumën
Go toTop