October 22, 2025
1 min read

Pas Samitit, Kurti dhe Starmer diskutojnë bashkëpunimin rajonal për siguri dhe paqe

Pas takimit që u zhvillua në pjesën e parë të ditës me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme, Yvette Cooper dhe pas përfundimit të sesioneve të diskutimeve në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, në margjina të tij, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për udhëheqjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe organizimin e Samitit të 12-të të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Londër për herë të dytë pas vitit 2018.

Gjersa diskutuan rreth temave kryesore të Samitit, gjegjësisht siguria, rritja dhe migracioni, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e rolit të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, sigurisë dhe paqes.

Në vijim biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes në fusha me interes të përbashkët si energjia, siguria dhe mbrojtja, infrastruktura dhe edukimi. Kryeministri Kurti veçoi bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, gjersa vendi ynë po vazhdon investimet në këtë drejtim.

Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për lajmin se Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe do të vazhdojnë mbështetjen për misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR-in, për të paktën edhe tre vjet, si dhe për thirrjen e djeshme në seancën e OKB-së për njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare dhe për dorëzimin e terroristit Radoiçiq nga ana e Serbisë, i cili vijon të mbetet i lirë pas sulmit terrorist në Banjskë duke përbërë rrezik për sigurinë.

Latest from Blog

Gjithë Kosova shkon në rinumërim

Gjatë ditës së sotme, kemi pranuar raport nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Maroku “josh” Andres Iniestën

Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut. Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar

Ylli i Chelsea gjithnjë e më pranë Real Madridit

Real Madridi ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Chelsea, Enzo Fernandez. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, klubi londinez nuk e konsideron më të paprekshëm lojtarin dhe është i hapur për negociata në
Go toTop