October 23, 2025
1 min read

Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë, ku ka mbajtur një fjalim në ‘Aspen Institute’ të Berlinit.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pandryshueshëm.

Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, shkroi Osmani.

Latest from Blog

Gjithë Kosova shkon në rinumërim

Gjatë ditës së sotme, kemi pranuar raport nga procesi i deritashëm i rinumërimit të vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Go toTop