October 23, 2025
1 min read

Lela ‘godet’ me tjetër mesazh të koduar: Është koha për të lënë…

Pas reagimit të saj të mëparshëm, ku kishte theksuar se “kushdo mund të japë premtime, por jo të gjithë i mbajnë ato”, Lela Seferi ka goditur sërish me një tjetër mesazh që duket i mbushur me kuptim.

Në një postim të ri në Instastory, ajo ka ndarë një moment qetësie nga një ambient relaksues spa, ku shihet e mbuluar me peshqir, përreth qirinjve të ndezur dhe një atmosfere meditimi.

Krahas fotos, Lela ka shkruar se është koha të lirojë mendimet negative dhe të përqendrohet tek vetja – një frazë që shumë ndjekës e kanë lexuar si vazhdim të mesazhit të saj të mëparshëm.

Këto postime të njëpasnjëshme të Lelës po komentohen gjerësisht, pasi duket se janë reagime të koduara ndaj zhvillimeve që e kanë përfshirë kohëve të fundit në raport me Leon.

Edhe këtë herë, ajo zgjedh të mos flasë drejtpërdrejt, por të dërgojë sinjale përmes gjuhës së qetësisë, duke treguar se mënyra e saj për t’u përballur me situatat është përmes reflektimit dhe vetëpërmbajtjes.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop