October 23, 2025
1 min read

Putin reagon për herë të parë pas sanksioneve të SHBA: Janë akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë përgjigjen e tij të parë të drejtpërdrejtë ndaj sanksioneve të SHBA-së të shpallura kundër Rusisë dje.

Sipas mediave të huaja, Putin thotë se sanksionet nuk do të ndikojnë në ekonominë e Rusisë (një pretendim i kundërshtuar gjerësisht nga shumica e analistëve), por i përshkroi ato si një “akt jo miqësor” që nuk i forcon marrëdhëniet me SHBA-në, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Sanksionet janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi Rusinë, thotë Putin, duke shtuar se “dialogu është gjithmonë më i mirë se lufta”.

Ai thotë se Rusia nuk do t’i nënshtrohet kurrë presionit nga jashtë, shkruan A2 CNN.

Në fjalimin e tij në Shoqërinë Gjeografike Ruse në Moskë, Putin thotë se zëvendësimi i naftës ruse në tregun global do të kërkojë kohë dhe do të çojë në rritje të çmimeve.

Duke diskutuar samitin e anuluar me Donald Trump në Budapest, Putin thotë se takimi u propozua nga SHBA-të.

Ai shton se Trump në komentet e tij në Shtëpinë e Bardhë dje, ka shumë të ngjarë të ketë dashur të thotë që samiti ishte “shtyrë”.

Rusia dëshiron të vazhdojë dialogun me SHBA-në pasi të dy vendet kanë shumë fusha për bashkëpunim, shton Putin.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop