October 23, 2025
1 min read

Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur më 20 tetor 2025 në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit të SHKKSH-së, ekipet kanë kryer kërkime intensive në terren të vështirë dhe në kushte të ftohta atmosferike, duke demonstruar nivel të lartë bashkëpunimi dhe profesionalizmi.

Operacioni u zhvillua më 21 tetor dhe u koordinua ngushtë ndërmjet njësive të kërkim-shpëtimit, policisë dhe ushtrisë, me qëllim sigurimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas ndaj rastit të zhdukjes.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop