October 24, 2025
1 min read

E shtuna me diell e vransira, nga dita e diel vranët e shi

Ditën e shtunë kalojë vransira kohëpaskohe, mirëpo nuk mungojnë as intervale me diell.

Ndonjë rigë shiu mund të bie aty këtu më vonë pasdite.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 16C e 19C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 4-10m/s, me hove mbi 15m/s, relieveve malore.

Të reshura shiu përfshinë vendin ditën e diel, që gjatë mbrëmjes mund të jenë më të vazhdueshme me kalimin në ditën e hënë.

Deri nga mesdita e së hënës reshjet mund të pushojnë, e priten intervale me diell. Temperaturat zbresin deri në 12C.

Ndonjë rrebesh shiu kalon ditën e martë, derisa zonave malore priten edhe reshje dëbore.

Më pas të mërkurën parashihen kushte më stabile me kthjellime.

Mirëpo depërtimi i masave më të ftohta ajrore zbret temperaturat, minimalet deri në1C, e maksimalet luhaten ndërmjet 12C e 15C.

Të dielen frynë ende erëra jugore e jugperëndimore të lehta dhe mesatare 3-8m/s, ndërsa nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop