October 27, 2025
1 min read

New York: Rruga do të merr emrin e Isa Boletinit, familja nuk ftohet në përurim

Një ngjarje e madhe do të shënohet në fund të nëntorit në New York (State Islands) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Atje një rrugë do të emërtohet me emrin e heroit tonë kombëtar Isa Boletini.

Por, duket se pasardhësve të tij iu ka ngelur hatri, për shkak se ata nuk janë ftuar në përurimin e kësaj rruge.

Lidhur me këtë, drejtpërdrejtë në Klan Kosova ka folur familjari i heroit Gazmendi.

Ai dha më shumë detaje në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.

Sipas tij, organizatori nuk ishte dhe aq komunikativ dhe nuk ndante informacione me familjen.

Latest from Blog

Tahiri: Haradinaj për president do të kishte vota edhe nga VV

Deputeti i AAK-së , Besnik Tahiri në “Click” ka bërë të ditur se partia e tij u ka dërguar letër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), duke kërkuar reflektim politik dhe gjetjen e një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Sipas tij, në këtë iniciativë AAK nuk ka kërkuar që kandidat të jetë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, por një emër që mund të mbështetet nga opozita. “Ne kemi dërguar letër LDK-së dhe PDK-së. I kemi kërkuar dy çështje: e para kemi kërkuar reflektim mbi një situatë politike e diplomatike që të mos biem në diktatin e Lëvizja Vetëvendosje. Në letër kemi kërkuar që të gjejmë një kandidat të përbashkët për president. Asnjëherë nuk kemi kërkuar që Ramush Haradinaj të jetë kandidat,” tha Tahiri. Ai shtoi se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është përgjigjur letrës duke u arsyetuar se kishte angazhime të tjera, ndërsa me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, sipas tij, është zhvilluar takim, por pa një përgjigje të qartë për këtë propozim. Tahiri theksoi gjithashtu se është i bindur që një numër i madh deputetësh do ta kishin votuar Haradinajn për president, përfshirë edhe disa nga radhët e Vetëvendosjes, por sipas tij, numrat e nevojshëm nuk u siguruan nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Go toTop